FTESË PËR APLIKIM PËR ANËTAR TË KOMISIONIT VLERËSUES PËR PROJEKTET NGA FUSHAT : BOTIME, TEATËR, FILM, MUZIKË, MANIFESTIME, ORGANIZIME, ARTE VIZUELE (EKSPOZITË), FESTIVALE, RINI DHE SPORT

- 06 Sep 2018

Bazuar në rregulloren e MF-NR-04/2017 për Kriteret, Standardet dhe Procedurat e Financimit Publik për OJQ-të; rregulloren për ndarjen e subvencioneve nga Komuna e Prishtinës dhe në rregulloren për të hyrat vetanake të institucioneve kulturore vartëse të Komunës së Prishtinës si dhe bazuar në thirrjen publike nga tematika për fushat: Botime, Teatër, Film, Muzikë, Organizime, Manifestime, Arte Vizuele, Festivale, Rini dhe Sport.
Të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët nuk janë nën hetime apo me precedent penal dhe që kanë përvojë në shoqërinë civile, u mundësohet të aplikojnë për pjesëmarrje në Komisionin Vlerësues në cilësinë:
• Një përfaqësues nga OJQ-të;
• Një përfaqësues nga shoqëria civile në cilësinë e ekspertit
Përfaqësuesi/ja e lartcekur që përzgjidhet do të jetë anëtar/e e komisionit vlerësues me të drejtë vote për vlerësimin e projekt-propozimeve komfor procedurave të rregullta administrative.
Aplikuesit duhet të jenë persona me përvojë profesionale mbi 3 vite në të paktën njërën nga fushat e lartpërmendura.
Afati për aplikim është nga data 06.09.2018 deri më datën 16.09.2018 si dhe kërkohet gjatë periudhës së aplikimit të dërgohet CV në postën elektronike zyrtare: kultura.pr@rks-gov.net

Për më shumë informata mund të kontaktoni në numrin e tel. 038 226 417; 038 230 900 -lok: 1141.