- 10 Sep 2018
Drejtoria për Kulturë në Komunën e Prishtinës u bën thirrje të gjithë individëve, bizneseve organizatave jo-qeveritare të regjistruara në Republikën e Kosovës, programi i punës i të cilave është i fokusuar në fushën e kulturës, të aplikojnë për mbështetje financiare për projektet që kontribuojnë në kategoritë e përcaktuara sipas linjave buxhetore të ndarë në dy kategori: I. Muzikë, Botime, Film, Teatër, si dhe II.Financim i institucioneve kulturore vartëse të Komunës.
- OJQ-të, Individët, Bizneset në përputhje me këtë thirrje publike mund të aplikojnë me projektet propozimet për fushat e lartë cekura të kategorisë I. Kurse institucionet kulturore vartëse mund të aplikojnë me projekte në linjën buxhetore sipas kategorisë II.
- Vlera totale e planifikuar e thirrjes është 140,000€ (Euro).
Shuma minimale e mbështetjes financiare që mund të alokohet për çdo projekt individual është 300 € (Euro), ndërsa shuma maksimale për një projekt është 10,000€ (euro).
- Afati i fundit për aplikim është 15 ditë kalendarike, pra nga dt. 10.09.2018 dhe përfundon me datën 25.09.2018.
- OJQ-të, individët si dhe bizneset mund të aplikojnë vetëm me një projekt. Periudha e zbatimit të projektit është nëntor-qershor (2018-2019).
Të drejtë aplikimi me projektet e tyre kanë OJQ-të që janë të regjistruara në regjistrin e organizatave jo-Qeveritare në Republikën e Kosovës dhe të cilat veprojnë në Republikën e Kosovës së paku një vit para datës së publikimit të thirrjes publike.
OJQ-të duhet po ashtu të kenë kryer transaksionet financiare në mënyrë transparente sipas legjislacionit për OJQ-të në Republikën e Kosovës dhe në përputhje me rregullat e kontabilitetit si dhe të kenë përmbushur detyrimet kontraktuale ndaj Komunës së Prishtinës dhe të gjithë ofruesve tjerë të mbështetjes financiare publike.
Dokumentet e kompletuara duhet të dërgohen vetëm përmes aplikacionit online, në adresën mëposhtme: http://krs.prishtinaonline.com/.
Do të konsiderohen për mbështetje financiare vetëm projektet që janë dorëzuar brenda afatit të paraparë me këtë thirrje publike, dhe të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara të thirrjes publike.
Të drejtë aplikimi nuk kanë Individët, Bizneset dhe OJQ-të, aplikacioni i të cilëve nuk është përmbyllur në fazat e më hershme të thirrjeve publike.
Të gjitha çështjet që lidhen me thirrjen publike mund të sqarohen vetëm në mënyrë elektronike, duke dërguar e-mail në adresën: kultura.pr@rks-gov.net
Palët këshillohen të mos bëjnë thirrje telefonike tek asnjë punëtor i drejtorisë përkatëse apo vizitë në zyrë.