Njoftim për shprehje të interesit - Klubi për lexim për femijet me ngecje në fushën e Gjuhës

- 14 Sep 2018

Qeveria e Kosovës ka marrë një kredi nga grupi i Bankës Botërore për realizimin e projektit për përmirësimin e sistemit të arsimit (ESIP), dhe ka për qëllim që një pjesë të grantit ta përdor për ta përkrahur Ministrinë e Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë dhe Shkolles “Ali Kelmendi” Barilevë, Prishtinë. Në kuadër të kësaj përkrahjeje do të realizohet prokurimi i shërbimeve të konsulencës së nevojshme:

1. Përshkrimi i shërbimeve të konsulencës të nevojshme:
• Klubi për lexim për femijet me ngecje në fushën e Gjuhës (Mësim plotësues)

Kriteret minimale për kualifikim për Konsulentë Individual që mund të aplikojnë janë:
• Së paku tri vjet përvojë pune në mësimdhënie në fushën përkatëse për të cilën aplikon;
• Kualifikimet e përgjithshme (së paku diplomë universitare në fushën përkatëse për të cilën aplikon).

2. Konsulentët Individual te interesuar që i plotësojnë kriteret minimale për kualifikim, të cekura më lartë, janë të mirëseardhura të aplikojnë me Shprehjet e tyre të Interesimit/CV-të për shërbime konsulente në adresën: Shfmu “Ali Kelmendi” Barilevë, Prishtinë.më së largu deri më 24.09.2018
3. Konsulentët Individual të interesuar mund të marrin informacion shtesë ose Termat e Referencës të detajuara për secilën pozitë në adresën e shënuar më poshtë. Konsulentët Individual luten që t’i shkruajnë detajet kontaktuese me rastin e Shprehjes së Interesit.

 

Njoftim për shprehje të interesit