Qeverisja e Shpend Ahmetit, kundër korrupsionit

- 27 Sep 2018

Komuna e Prishtinës së fundmi është njoftuar nga njëra prej kompanive që realizon projekt të Komunës, se pagesat për punët e kryera i janë vonuar. Që të shpejtohet procedura, kompania thotë sa i ka dhënë ryshfet njërit prej shërbyesve civilë të Komunës së Prishtinës.

 

Si rrjedhojë, menjëherë e kemi denoncuar rastin në Policinë e Kosovës, dhe Kryetari Shpend Ahmeti e ka suspenduar me parandalim punëtorin në të cilin dyshohet, derisa të dëshmohet e kundërta. Sot u njoftuam që me urdhër të prokurorit, zyrtari në fjalë është shoqëruar në Polici.

 

Komuna e Prishtinës, si Komunë shembull në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, nuk do të lejojë në asnjë mënyrë që të keqpërdoret paraja publike nga zyrtarët e vet, e as që të bëhen kushtëzime e favorizime përmes ryshfetit.