- 22 Nov 2018
Ndërmarrja “Hortikultura” ka filluar sot mbjelljen e fidanëve dekorativ, nëpër lagje të Kryeqytetit si dhe nëpër oborre të institucioneve.
900 drurë të rinj do të mbillen në oborre të shkollave, oborre të çerdheve, oborre të QMF-ve; në hapësirat publike në Breg të Diellit, Kalabri, Lakrishte, Dardani, Ulpianë, Rrugën B; si dhe në hapësira të institucioneve qeveritare.
Për Prishtinën e gjelbër!