Njoftim për shprehje interesi në shkollën "Ali Kelmendi" për blerjen e mjeteve të teknologjisë

- 11 Dec 2018

Qeveria e Kosovës ka marrë një kredi nga grupi i Bankës Botërore për realizimin e projektit për përmirësimin e sistemit të arsimit (ESIP), dhe ka për qëllim që një pjesë të grantit ta përdor për ta përkrahur Ministrinë e Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë dhe Shkolles “Ali Kelmendi” Barilevë, Prishtinë. Në kuadër të kësaj përkrahjeje do të realizohet prokurimi si në vijim i pajisjeve të nevojshme:

1. Përshkrimi i mallrave të nevojshme:
• Llaptop 6 copë

2. Kriteret minimale për kualifikim të kontraktuesve që mund të aplikojnë janë:
• Përvoja e suksesshme në ekzekutimin e së paku 2 kontratave për ofrimin e mallrave të natyrës së ngjashme në dy vitet e fundit;
• Regjistrimi ligjor i firmës nga autoritetet vendore.

3. Kontraktuesit e interesuar që i plotësojnë kriteret minimale për kualifikim, të cekura më lartë, janë të mirëseardhur të aplikojnë me shprehjet e tyre të interesimit kundrejt specifikimit të hollësishëm teknik në adresën: Shkolla, “Ali Kelmendi” Barilevë, Prishtinë, më së largu deri më 19.12. 2018

4. Specifikimi i hollësishëm teknik së bashku me afatet dhe kushtet e tjera, ku të gjitha janë të përgatitura në kuadër të një dokumenti të quajtur Ftesë për ofertë-mallra do t’ia dorëzojë shkolla vetëm atyre kontraktuesve potencialë që i plotësojnë kriteret. Kompanitë luten që t’i shkruajnë detajet kontaktuese me rastin e shprehjes së interesit.
Detajet kontaktuese të shkollës:

Personi kontaktues:
Rrustem Xhafolli
Telefoni: 044/202-447
Email: rrxhafolli@hotmail.com

 

Njoftim për shprehje interesi