Nënkryetari Nushi, u takua me përfaqësuesit e Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave

- 20 Dec 2018

Nënkryetari Muhedin Nushi bashkë me Drejtorin e Investimeve Kapitale, Gëzim Mehmetin, u takuan me përfaqësuesit e Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave (ARH).


Në takim u diskutua për sigurinë në hekurudha; sinjalizimin për parandalim të aksidenteve të mundshme; vendkalimet legale dhe ilegale; dhe tema të tjera që ndërlidhen me bashkëpunimin midis Komunës dhe ARH-së.