- 24 Dec 2018
Nga data 28 dhjetor (e premte), Komuna e Prishtinës fillon me shpërndarjen e shujtave të ngrohta për personat në nevojë, në formë të organizuar, përmes kuzhinës popullore dhe shkollave të kryeqytetit. Kësisoj, realizohet prakitikisht zotimi nr. 53 i dhënë nga Kryetari gjatë fushatës.
Çdo mbrëmje, duke filluar në ora 18:00, kuzhina popullore lëvizëse do të jetë në lagje të caktuara të Prishtinës. Qëllimi është që përveç kuzhinës lëvizëse, të kemi edhe kuzhina të përhershme në disa lokacione.
Më 28 dhjetor, në ora 18:00, kuzhina do të jetë e hapur në shkollën “Dardania”, kurse më 29 dhjetor në ora 18:00 në shkollën “Zenel Hajdini”. Pas këtij testimi, do t’iu njoftojmë për datat dhe lokacionet tjera.
Ftojmë qytetarët dhe bizneset që të na bashkohen në këtë aktivitet që synim kryesor ka lehtësimin e jetesës së personave që kanë më së shumti nevojë për kujdesin tonë.