- 16 Jan 2019
Fëmijët me nevoja të veçanta, të cilët janë në qëndrim ditor në Handikos, tash e tutje do ta kenë një shujtë të ngrohtë në ditë të përgatitur nga Kuzhina Qendrore e Komunës së Prishtinës.
Komuna do të sigurojë rreth 150 shujta të tilla në javë, kurse Handikos do të kujdeset për transportin e ushqimit nga Kuzhina Qendrore deri në objektin e tyre.
Po punojmë së bashku për krijimin e kushteve sa më të mira, për të vegjlit tanë që kërkojnë kujdes të veçantë!