- 31 Jan 2019
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, z. Muhedin Nushi e priti në takim kryetarin e Komunës së Vrapçishtit, z. Isen Shabani.
Në këtë takim u diskutuan në detaje reformat që janë zbatuar në Administratën e Prishtinës, projekte këto që kanë rezultuar shumë të suksesshme si dhe me shërbime shumë të shpejta për qytetarë. Ndër temat e diskutimit ishin dixhitalizimi i shumë shërbimeve, menaxhimi i radhëve, e-Kiosku, kadastri, urbanizmi, zhvillimi ekonomik dhe projekte të ngjashme që kanë ndikuar dukshëm në rritjen e cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.
Komuna e Prishtinës është e gatshme që përvojën e vetë në qeverisje të mirë ta shpërndajë sa më shumë në komunat shqiptare, në mënyrë që përmes projekteve që kanë rezultuar të suksesshme në Prishtinë të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së jetës të qytetarëve në komunat e tyre.