- 05 Feb 2019
Me nismë të ekzekutivit, në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal u votua për fillimin e hartimit të planit rregullues të hollësishëm tek Fakulteti Teknik, si dhe tek Bllokut A1 në lagjen Dodona.
E para, si rezultat i kërkesave të Universitetit të Prishtinës; e dyta, si pasojë e padrejtësive që i janë bërë banorëve të kësaj pjese të Dodonës shumë vite më parë.