- 14 Feb 2019
FTESË PËR APLIKIM PËR ANËTARË TË KOMISIONIT VLERËSUES PËR PROJEKTET NGA FUSHAT:
ART VIZUAL-FIGURATIV, BOTIME, FESTIVALE, KINEMATOGRAFI, MUZIKË, ORGANIZIME, SHOQËRI KULTURORE-ARTISTIKE, TEATËR, TRASHËGIMI KULTURORE, MANIFESTIME, MBËSHTETJE TË AKTIVITETEVE VJETORE TË ORGANIZATAVE DHE OPERATOREVE KULTURORË
Në bazë të rregullores MF-NR-04/2017 për Kriteret, Standardet dhe Procedurat e Financimit Publik për OJQ-të si dhe rregulloren për ndarjen e subvencioneve nga Komuna e Prishtinës, bazuar në thirrjen publike për fushat e ndara në dy kategori si:
1- Festival, Organizime, Kinematografi, Manifestime, Muzikë, Teatër;
2- Art Vizuel-figurativ, Botime, Mbështetje e aktiviteteve vjetore të organizatave dhe operatorëve kulturorë, Shoqëri Kulturo- Artistike, Trashëgimi kulturore.
Ftojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët nuk janë nën hetime apo me precedent penal, dhe që kanë përvojë në shoqërinë civile, të aplikojnë për pjesëmarrje në Komisionin Vlerësues në cilësinë:
• Një përfaqësues nga OJQ-të, (për kategorinë 1 dhe 2);
• Një ekspertit i fushës, (për kategorinë 1 dhe 2).
Përfaqësuesi/ja e lartcekur që përzgjidhet, do të jetë anëtar/e e komisionit vlerësues me të drejtë vote për vlerësimin e projekt-propozimeve komfor procedurave të rregullta administrative.
Aplikuesit duhet të jenë persona me përvojë profesionale me mbi 3 vite në të paktën njërën nga fushat e lartpërmendura.
Të gjithë të interesuarit në këtë procese aplikimi, duhet të dërgojnë CV e tyre në postën elektronike zyrtare: kultura.pr@rks-gov.net.
Aplikim fillon me datë: 14.02.2019 dhe do të zgjasë deri më 21.02.2019.
Për më shumë informata, mund të kontaktoni në numrin e tel. 038 226 417; 038 230 900 -lok: 1141.
Ftesë për aplikim për anëtarë të komisionit vlerësues në Drejtorinë e Kulturës