- 04 Mar 2019
Drejtori i Inspekcionit, Adonis Tahiri dhe Drejtori i Urbanizmit, Ardian Olluri sot pritën në takim Kryeatrin e Shoqatës se Ndërtuesve, Faton Hoxha me përfaqësues.
Në këtë takim u diskutuan dy çështje me rëndesi të madhe për Kryeqytetin.
E para ka të bëjë me shpejtimin e procesit të inspektimit final (ish pranimi taeknik), çështje e cila do të lehtësojë shume procedura, të cilat deri më tani kanë qenë shumë sfiduese për qytetarët e Prishtinës.
Ndërsa, çështja e dytë ka të bëjë me paralajmërimin e inspekcionit për ndërtuesit në Kryeqytet lidhur me zbatimin e plotë të vendimit për siguri në vendpunishte, në mënyrë që gjatë ndëriimit të shmanget rreziku potencial në hapësirat përreth këtyre vendpunishteve.