- 08 Mar 2019
7 Marsi – Dita e Mësuesit dhe 132 vjetori i hapjes së mësonjëtores së parë Shqipe në Korçë, u shënua simbolikisht me disa aktivitete.
Në këtë ditë të rëndësishme të arsimit shqiptar, kujtojmë dhe nderuam me respect të thellë veprën e ndritur të mësuesve dhe patriotëve të shquar, që punuan me përkushtim dhe bënë sakrifica të mëdha, për zhvillimin e arsimit kombëtar.
Drejtoria e Arsimit ndau mirënjohje për veteranët e arsimit,për kontributin e tyre të çmuar në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave dhe mbajtjes në jetë të gjuhës, kulturës dhe arsimit shqiptar.
Mirënjohje pranuan:
1. Rexhep Hajdari
2. Naxhije Qafleshi
3. Sheribane Bajra
4. Bujar Gjeli
5. Lirije Dobruna
6. Sullatane Gacaferi
7. Haxhi Gjonbalaj
8. Gjylfidone Thaqi
9. Ramadan Latifi
Me mirënjohje u shpërblyen edhe mësimdhënësit e dalluar të secilit nivel të arsimit parauniversitar, për kontributin e vazhdueshëm në procesin e mësimdhënies dhe në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja si:
1. Antigona Gllareva, edukatore në IP “Fatosa”;
2. Eliza Dibrani, mësimdhënëse në SHFMU “Dardania”;
3. Ilirjana Çarkaxhiu, mësimdhënës në SHML “Gjin Gazulli”;
4. Shqipe Morina, mësimdhënëse në SHFMU “Pjetër Bogdani”.
Shumë urime për të gjithë mësimdhënësit, ata që na dhanë dhe i japin dritë, frymë dhe shpirt, çdo ditë, neve e fëmijëve tanë.