- 12 Mar 2019
Qendra Kombëtare e Tenisit, stadiumi “Fadil Vokrri, stadiumi në Hajvali dhe “2 Korriku” në Arbëri, fushat sintetike për KF “Prishtina” dhe KF “Flamurtari” , fusha me rërë në pishinën e Gërmisë dhe shtigjet e vrapimit për Federatën e Atletikës ishin temat për të cilat u diskutua në këtë takim.
Të gjitha këto projekte do të përmirësojnë infrastrukturën e sportit në Komunën e Prishtinës dhe do të ndihmojnë zhvillimin e mëtutjeshëm të sportit në përgjithësi.