- 15 Mar 2019
Dren Kukaj, Drejtor i Drejtorisë për Mirëqenje Sociale takoi komunitetin e personave të shurdhër në Prishtinë për të kuptuar sfidat me të cilat ballafaqohen.
Hapësira në të cilën vepron ky komunitet, qasja në vende të punës dhe mundësitë për të zhvilluar aktivitete të përshtatshme për këtë komunitet, janë disa prej tyre.
Drejtori Kukaj premtoi se do të merr përsipër adresimin e çështjes së hapësirës dhe do të shqyrtojë mundësitë për rritjen e përkrahjes në punësim. Aktualisht, dy persona nga ky komunitet janë të angazhuar dhe punojnë në Ndërmarrjen Publike Banesore dhe janë punëtorë të shkëlqyer.