- 15 Mar 2019
Pikërisht për këtë qëllim, Fondacioni i ish-kapitenit të kombëtares shqiptare, Lorik Cana, LC5, së shpejti do të fillojë ndërtimin e një fushe multifunksionale si pjesë e projektit Ka2al (KAZAL) përmes së cilës fëmijët parashkollorë edukohen për rëndësinë e sportit ️dhe aktivitetit fizik për zhvillimin psiko-fizik të tyre.
Projekti Ka2al (KAZAL) startoi për herë të parë në Hungari në vitin 2010 me 2 pilot projekte. Në vitin 2011, Jenő Buzánszky, legjendari i mbrojtjes së ekipit kombëtar hungarez të futbollit krijoi fondacionin për përfitim publik të fëmijëve të kopshteve për zbatimin e një programi kombëtar sportiv për këtë grupmoshë. Projekti Ka2al në vetvete nuk është vetëm ndërtimi i fushës sportive. Ai përmban fushën, por edhe setin e mjeteve didaktike që do të demonstrohet më vonë nga fëmijët, dhe metodologjinë e punës me fëmijët. Metodologjia u krijua duke marrë në konsideratë nevojat e veçanta të moshës së kopshtit dhe përfshin edukimin e mësuesve të kopshteve për disa lloje sporti.
Një falenderim nga ❤ për Fondacionin LC5, për mbështetjen e çmuar për fëmijët e Prishtinës!