- 22 Mar 2019
Thirrje publike për ofrimin e mbështetjes financiare publike për financimin e projekt propozimeve të Individëve, Bizneseve dhe OJQ-ve për realizimin e projekteve kulturore, si: festivaleve e manifestimeve, muzikë, botime, kinematografi dhe teatër, në Komunën e Prishtinës
1. Drejtoria e Kulturës e Komunës së Prishtinës, u bënë thirrje të gjithë individëve, bizneseve, organizatave joqeveritare të regjistruara në Republikën e Kosovës, programi i punës i të cilave është i fokusuar e fushën e kulturës, të aplikojnë për mbështetje financiare për projektet që kontribuojnë në organizimin e festivaleve dhe manifestimeve, muzikë, botime, kinematografi dhe teatër, në Komunën e Prishtinës.
2. OJQ-të, individët dhe bizneset, në përputhje me këtë thirrje publike, mund të aplikojnë me projektet - propozimet për organizimin e aktiviteteve kulturore.
3. OJQ-të, individët dhe bizneset mund të aplikojnë me një projekt, që kontribuojnë në organizimin e fushave kulturore, përmes aktiviteteve si më poshtë:
- Festivale e manifestime;
- Muzikë;
- Botime;
- Kinematografi dhe
- Teatër.
4. Vlera e përgjithshme e planifikuar e thirrjes është 415,000€ (Euro).
Shuma minimale e mbështetjes financiare që mund të alokohet për çdo projekt kulturor është 500€ (Euro), ndërsa shuma maksimale për një projekt është 11,560€ (euro).
Afati për dorëzimin e propozimeve është 15 ditë pune, gjegjësisht nga dt. 22.03.2019 deri më 12.04.2019.
4. OJQ-të, individët dhe bizneset mund të aplikojnë vetëm me një projekt. Periudha e zbatimit të projektit është deri në fund të muajit dhjetor 2019.
Të drejtë aplikimi me projektet e tyre kanë OJQ-të që janë të regjistruara në regjistrin e organizatave joqeveritare në Republikën e Kosovës, e të cilat veprojnë në komunën e Prishtinës së paku një vit para datës së publikimit të thirrjes publike. Individët, bizneset dhe OJQ-të aplikuese, duhet të dëshmojnë se programi i tyre i punës është i fokusuar në fushat, si: festivale e manifestime, muzikë, botime, kinematografi dhe teatër.
7. Propozimet do të dorëzohen vetëm përmes aplikacionit online, në dispozicion në faqen e internetit të Komunës së Prishtinës http://krs.prishtinaonline.com/
Dokumentet e kompletuara duhet të dërgohen vetëm përmes aplikacionit online, në adresën e dhënë në vazhdim: http://krs.prishtinaonline.com/.
Procesi i pranimit, hapjes dhe shqyrtimit të aplikacioneve, vlerësimit të aplikacioneve, kontraktimi, dhënia e fondeve, koha dhe mënyra e parashtrimit të ankesave, trajtimi i dokumenteve dhe kalendari tregues i zbatimit të thirrjes, janë të detajuara në Udhëzimet për aplikuesit e thirrjes publike.
Do të konsiderohen për mbështetje financiare vetëm projektet që janë pranuar brenda afatit të paraparë me këtë thirrje publike, dhe të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara sipas thirrjes publike.
Të gjitha çështjet që lidhen me thirrjen publike mund të sqarohen vetëm në mënyrë elektronike, duke dërguar e-mail në adresën: kultura.pr@rks-gov.net dhe në numrin e telefonit +383 38226417.