NJOFTIM PËR QYTETARË

- 23 Apr 2019

Në mbështetje të nenit 20 të Ligjit mbi Planifikimin Hapësinor nr. Ligji Nr. 04/L-174 dhe Udhëzimit Administrativ nr.05/2014 për zbatimin e Ligjit për Planifikim Hapësinor për përgjegjësitë e autoriteteve të planifikimit hapësinor si dhe parimet dhe procedurat për pjesëmarrjen e publikut në planifikim hapësinor, nr. protokollit 1889/14, Komuna e Prishtinës, shpall këtë njoftim:
Njoftohet i gjithë publiku se Kuvendi i Komunës së Prishtinës, në mbledhjen e mbajtur me datën 28.03.2019, votoj pro propozim - vendimit për lënien në dispozicion për diskutim publik të Projektdokumentit për Revidimin e Planit Rregullues të Hollesishem për tërësinë urbane " B " të lagjes " Prishtina e Re - Zona Lindje 2019-2027 " dhe njëkohësisht ka marr Vendim që ky Plan ti lihet në dispozicion publikut për shqyrtim dhe komente.

Ky Projekt - Plan do të ekspozohet në hollin e objektit të Komunës së Prishtinës , lagja “Arbëria”, Rr. “Ahmet Krasniqi” (objekti i ri i Komunës) në kohëzgjatje prej 15 ditësh duke filluar prej datës 02.05.2019, çdo ditë pune prej orës 09:00–16:00.

Organizmin e shqyrtimit publik të këtij Projekt-Plani e bën Drejtoria e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm të Komunës së Prishtinës, me ç’rast do të evidentohen përmbledhjet e propozimeve, vërejtjeve dhe sugjerime me shkrim në projektdokumentin gjatë shqyrtimit publik, në mënyrë që të njëjtat të shqyrtohen para miratimit përfundimtar të këtij Projekt-plani nga Kuvendi i Komunës së Prishtinës.