- 22 May 2019
Bashkëpunimi gjithmonë sjell rezultate të mira!
Qendra e Mjekësisë Urgjente e Prishtinës ofron shërbimet shendetësore me ekipet mjekësore dhe autoambulanca gjatë garave sportive të organizuara nga Komiteti Olimpik i Kosovës.
Në funksion të një koordinimi sa më të mirë në mes të dy institucioneve, Drejtori Shëndetësisë Dr.Bujar Gashi, Drejtori i Qendrës së Mjekësisë Urgjente, Dr.Avdyl Pacolli dhe Dr.Isuf Bajrami u pritën në takim nga Kryetari Komitetit Olimpik të Kosovës Besim Hasani.
Gjatë takimit u dakordua edhe për pjesëmarrje aktive në në seminare, simpoziume, konferenca shkencore nga lëmia e Mjekësisë Emergjente Sportive.