Drejtoria e Inspekcionit e sot ka filluar aksionin për rrënim të një pjese të objektit të ndërtuar pa leje

- 03 Jun 2019

Drejtoria e Inspekcionit e mbështetur nga Policia e Kosovës sot ka filluar aksionin për rrënim të një pjese të objektit të ndërtuar pa leje.

Pavarësisht procesverbaleve të inspektorëve për ndërprerje të punimeve, pala ka vazhduar me ndërtim të egër, duke mos respektuar institucionin.

Apelojmë edhe njëherë tek të gjithë ndërtuesit që t'i respektojnë në përpikëri ligjet dhe rregulloret në fuqi.