Njoftim për qytetarë

- 07 Jun 2019

Në mbështetje të nenit 20 të Ligjit mbi Planifikimin Hapësinor nr. Ligji Nr. 04/L-174 dhe Udhëzimit Administrativ nr.05/2014 për zbatimin e Ligjit për Planifikim Hapësinor për përgjegjësitë e autoriteteve të planifikimit hapësinor si dhe parimet dhe procedurat për pjesëmarrjen e publikut në planifikim hapësinor, nr. protokollit 1889/14, Komuna e Prishtinës, shpall këtë njoftim:
Njoftohet i gjithë publiku se Kuvendi i Komunës së Prishtinës, në mbledhjen e mbajtur me datën 28.03.2019, votoj pro propozim - vendimit për lënien në dispozicion për diskutim publik të Projektdokumentit për Revidimin e Planit Rregullues të Hollesishem për tërësinë urbane " B " të lagjes " Prishtina e Re - Zona Lindje 2019-2027 " dhe njëkohësisht ëshë hartuar edhe raporti për Vlerësim Strategjik Mjedisor(VSM) që ky Raport ti lihet në dispozicion publikut për shqyrtim dhe komente.

Ky Raport do të jetë i qasshëm për qytetarët përmes web-it të Komunës së Prishtinës në kohëzgjatje prej 15 ditësh duke filluar prej datës 07.06.2019.

Organizmin e shqyrtimit publik të këtij Projekt-Plani e bën Drejtoria e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm të Komunës së Prishtinës, me ç’rast do të evidentohen përmbledhjet e propozimeve, vërejtjeve dhe sugjerime me shkrim në raportin gjatë shqyrtimit publik, në mënyrë që të njëjtat të shqyrtohen para miratimit përfundimtar të planit nga Kuvendi i Komunës së Prishtinës.
Të gjitha komentet, vërejtjet dhe sugjerimet mundë të dërgohen përmes imellit zyrtar të poshtë shënuar.
Planifikimi.pr@rks-gov.net

 

Vlerësim Strategjik Mjedisor(VSM) - Revidimin i Planit Rregullues të Hollesishëm për tërësinë urbane " B " të lagjes " Prishtina e Re - Zona Lindje 2019-2027