- 11 Jun 2019
Në kuadër të politikave për një qytet sa më të pastër, Komuna e Prishtinës përmes kompanisë së kontraktuar “Pastrimi” organizon aksionin pranveror për grumbullimin e mbeturinave të vëllimshme si: orendi; shtretër druri ose metali; dollapë druri ose metali; tavolina druri ose metali; karrige druri ose metali; pajisje të kuzhinës; gjësende të tjera shtëpiake nga druri dhe metali.
Aksioni do të zhvillohet 5 ditë, në 5 zona të ndryshme të qytetit, si në vijim:
1) 17.06.2019 e hëne – Mati 1; Matiqan; Bregu i Diellit; Lagjja e Spitalit, Aktash; Muhaxherëve; Velania; Vellusha;
2) 18.06.2019 e marte – Medrese; Gjinaj; Taslixhe; Bledi; Qamëria; Taukbashqe dhe Sofali;
3) 19.06.2019 e mërkure – Kalabri; Qendër; Dardani; Lakrishte; Ulpianë; Hajvali; Veternik;
4) 20.06.2019 e enjte – Kodra e Trimave;
5) 21.06.2019 e premte – Arbëri; Tophane; Lagja Përroi i Njelmët.
Qytetarët obligohen që në lagjet e caktuara, sipas datave, t’i vendosin mbeturinat para shtëpive të tyre.
Informacionet shtesë në numrin pa pagesë:
0800 77 123