- 14 Jun 2019
Kryetari Shpend Ahmeti bashke me ish-kapitenin të kombëtares shqiptare, Lorik Cana, sot përuruan fushën multifunksionale në oborrin e çerdhes “Xixëllonjat” si pjesë e projektit Ka2al (KAZAL).
Qëllimi i projektit Ka2al (KAZAL) është vetëdijësimi dhe edukimi i fëmijëve parashkollorë për rëndësinë dhe domosdoshmërinë e sportit dhe aktiviteteve fizike për zhvillimin mendor e fizik, çysh në fëmijërinë e hershme!
Të pranishëm në demonstrimin e aktiviteteve bashkë me fëmijët ishin edhe Granit Xhaka, Etrit Berisha dhe Ledri Vula.
Projekti Ka2al (KAZAL) startoi për herë të parë në Hungari në vitin 2010 me 2 pilot projekte. Në vitin 2011, Jenő Buzánszky, legjendari i mbrojtjes së ekipit kombëtar hungarez të futbollit krijoi fondacionin për përfitim publik të fëmijëve të kopshteve për zbatimin e një programi kombëtar sportiv për këtë grupmoshë.
Projekti Ka2al në vetvete nuk është vetëm ndërtimi i fushës sportive por, përmban fushën,dhe setin e mjeteve didaktike që do të demonstrohet më vonë nga fëmijët, dhe metodologjinë e punës me fëmijët. Metodologjia u krijua duke marrë në konsideratë nevojat e veçanta të moshës së kopshtit dhe përfshin edukimin e mësuesve të kopshteve për disa lloje sporti.
Një falenderim nga ❤ për Fondacionin LC5, për donacionin kaq të çmuar për fëmijët e Prishtinës!