- 24 Jun 2019
Për regjistrimin e nxënësve në klasën e 10-të, të gjimnazeve dhe të shkollave profesionale, për vitin shkollor 2019/20, mund të konkurrojnë vetëm nxënësit të cilët kanë përfunduar shkollimin e mesëm të ultë në komunën e Prishtinës (përjashtimisht në Gjimnazin e specializuar matematikor dhe në ato drejtime në shkollat profesionale të cilat janë mungesë në komunat tjera), të cilët e kanë mbaruar arsimin e obligueshëm dhe nuk janë më të vjetër se 17 vjeç.
Nxënësit, të cilët e kanë mbaruar klasën e nëntë (IX) jashtë Kosovës, obligohen ta bëjnë nostrifikimin e dëftesave në MASHT dhe pastaj të konkurrojnë për regjistrim.
Kriteret e detajuara për secilin drejtim i gjeni të publikuara në shkollat përkatëse dhe në web faqen e Komunës së Prishtinës.
Dokumentet e nevojshme për konkurrim
Nxënësit për të konkurruar për regjistrim në klasën e 10-të në gjimnaze dhe shkolla profesionale, duhet të paraqesin këto dokumente:
- Fletëparaqitjen (e cila merret në shkollën në të cilën konkurron)
- Dëftesën origjinale për kryerjen e shkollës së mesme të ulët (6-9) dhe
- Certifikatën e lindjes.
Afati i paraqitjes së dokumenteve dhe shpallja e rezultateve
Paraqitja e dokumenteve për gjimnaze dhe shkolla profesionale për vitin shkollor 2019/2020, bëhet më datën 24, 25, 26 qershor 2019 në lokalet e shkollës amë, ku nxënësi dëshiron të regjistrohet duke filluar nga ora 8:00-16:00.
Rezultatet për pranimin e nxënësve shpallen në shkollat përkatëse me datën 28.06.2019.
Kthimi i dokumenteve për nxënësit, të cilët nuk janë pranuar do të bëhet prej 01.07.2019.