- 24 Jun 2019
Me moton "Art, Muzikë dhe Inovacion" dje u shënua edicioni i dytë i "Street Party Prishtina".
Festa e organizuar tek rruga e kafeve të vogla që mblodhi qindra qytetarë, filloi në ora 13:00 me ekspozita artistike të produkteve punë-dore dhe zgjati deri natën vonë me koncertin përmbyllës ku përformuan Gipsy Groove, Alban Nimani, Beat Movement, D'Master, Gamblemania e shumë muzicientë e DJ të tjerë.
"Street Party Prishtina" që tashmë është manifest tradicional në rrugën "Fehmi Agani", u shënua në kuadër të aktiviteteve 20/20 nga Komuna e Prishtinës.