Kërkesë për shprehje të interesit për ‘Realizimin e Masave të Efiçiencës së Energjisë në Ndërtesat e Banimit në Bashkëpronësi’

- 26 Jun 2019

Komuna e Prishtinës, FTON të interesuarit, për shprehje interesi në përfitimin e donacionit për ‘Realizimin e Masave të Efiçiencës së Energjisë në Ndërtesat e Banimit në Bashkëpronësi’.

Drejtoria e Urbanizmit, Komuna e Prishtinës, ka caktuar një shumë buxhetore për projekte në fushën e Efiçencës së Energjisë, përkatësisht në përmirësimin e saj në ndërtesa të banimit në bashkëpronësi. Si projekt fillestar (pilot), është planifikuar realizimi i masave të Efiçiencës së Energjisë në një ndërtesë të banimit në bashkëpronësi.

Qëllimi i projekti: Përmirësimi i efiçiencës së energjisë në ndërtesat e banimit në bashkëpronësi.

Kjo shpallje synon ‘Shoqatat e Pronarëve’ (përfaqësues të ndërtesave të banimit në bashkëpronësi), të interesuar për realizimin e masave të Efiçiences së Energjisë në ndërtesat e tyre, përkatësisht përzgjedhjen e të interesuarit (ndërtesës) që i përmbush kriteret e përcaktuara sipas kësaj shpalljeje, dhe më tutje realizimin e punimeve lidhur me masat e EE.

  • Të drejtë aplikimi kanë vetëm përfaqësuesit e ndërtesave të banimit në bashkëpronësi, të cilët e kanë të krijuar ‘Shoqatën e Pronarëve’, sipas ‘Ligjit 04/L-134 Për ndërtesat e banimit në bashkëpronësi’.

Kriteret e përzgjedhjes për ndërtesën e banimit në bashkëpronësi janë:

  1. Të ketë Leje Ndërtimore (apo të jetë e Legalizuar), dhe të jetë e realizuar sipas Lejes Ndërtimore;
  2. Të mos ketë ndërhyrje pa leje në ndërtesë (anekse shtesë, ballkone, mbindërtime etj.);
  3. Të mos përmbajë më tepër se shtatëmbëdhjetë (17) njësi banimi;
  4. Shoqata e pronarëve (respektivisht banorët e ndërtesës), duhet të jenë të gatshëm të lidhin marrëveshje me “Ndërmarrjet Publike”, për kontraktimin e shërbimeve mirëmbajtëse e të ngjashme, për nevojat e ndërtesës të cilën e përfaqësojnë.

Përparpësitë për përzgjedhje

Përparësi në përzgjedhje do të kenë:

-‘Shoqatat e Pronarëve’ të cilët posedojnë auditim energjetik të ndërtesave të cilat i përfaqësojnë,  apo edhe projektin me masat e parapara të Efiçiencës së Energjisë dhe planifikimin financiar;

- Ndërtesat të cilat nuk janë të lidhura në rrejtin e ngrohjes qëndrore të qytetit, ‘Termokos’, por për të cilat ekziston mundësia e lidhjes në këtë rrjet;

-Ndërtesat të cilat kanë dëmtime në fasadë, kulm apo pjesë tjera të mbështjellësit të ndërtesës.

Lista e dokumenteve që duhet të dorëzohen:

-          Certifikata e regjistrimit të ‘Shoqatës së Pronarëve’ (përfshirë edhe listën e Kryesisë së shoqatës së pronarëve);

-          Përshkrim teknik i ndërtesës:

-       Mënyrat e ngrohjes që shfrytëzohen në njësitë banesore,

-      Shpenzimet mesatare të energjisë elektrike gjatë sezonës së dimrit (për të gjitha tipet e njësive – të dëshmohet me nga një faturë të KEDS për muajin Dhjetor apo Janar)

-          Pëlqimi i të gjithë bashkëpronarëve për ‘shprehjen e interest’ për këtë projekt;

-          Auditimi energjetik, projekti me masat e parapara si dhe planifkimi financiar (nëse e posedojnë).

Pas përzgjedhjes së ndërtesës së banimit në bashkëpronësi, Komuna e Prishtinës do të vazhdojë me tenderin për realizimin e masave të parapara për ndërtesë.

 

Lokacioni për dorëzimin e aplikacionit: Ndërtesa e Komunës së Prishtinës, lagjja “Arbëria 3”, Zyra nr. 16 (kati – Përdhesë)

Email: urbanizmiprishtine@rks-gov.net

Afati i fundit për aplikim është pesëmbëdhjetë (15) ditë nga dita e aplikimit të kësaj shpalljeje.