- 03 Jul 2019
Nënkryetari Muhedin Nushi dhe Drejtori i Kompanisë Rajonale të Mbeturinave, Burim Kelmendi kanë nënshkruar kontratën për shërbimet primare të menaxhimit dhe grumbullimit të mbeturinave në Prishtinë.
Në ndërkohë janë duke u konsoliduar planet e veçanta operative për të ndihmuar menaxhimin më të mirë të mbeturinave në Kryeqytet.
Duke marrë parasysh se në Prishtinë kemi një numër të konsiderueshëm të bizneseve gastronomike, së shpejti do të filloje trajtimi i veçantë për menaxhimin e mbeturinave nga ky sektor. Aplikimi i sistemit derë më derë i grumbullimit të mbeturinave, me orare të caktuara do të përmirësojë dukshëm gjendjen në terren.
Për Prishtinën tonë të pastër!