- 04 Jul 2019
Jo vetëm banorët e Ulpianës, por edhe shumë qytetarë të tjerë, pjesë të përditshmërisë e kanë furnizimin në tregun e Ulpianës. E në gjendjen që është momentalisht, është larg standardeve urbane, në çdo aspekt!
Por, sot jemi ë lumtur të e ndajmë lajmin se është shpallur fituesi i projektit ideor për dukjen e re të këtij tregu. Tash mund të vazhdohet me projektin kryesor zbatues në mënyrë që tregu I Ulpianës të shndërrohet në një treg modern që ofron kushte cilësore për qytetarët dhe afaristët që ofrojnë shërbime aty.