- 06 Aug 2019
Nënkryetari Muhedin Nushi dhe përfaqësuesit e konsorciumit të organizatave Shtatëmbëdhjetë, Cultural Heritage without Borders/ Fondacioni Trashëgimia pa Kufij(CHwB) dhe Qendra Multimedia nënshkruan sot Marrëveshje Mirëkuptimi për revitalizimin e objektit të braktisur në lagjen e Kacallarëve në Prishtinë.
Marrëveshja përveç revitalizimit të vetë objektit, parasheh edhe shndërrimin e këtij objekti në hapësirë shumëfunksionale dhe Qendër të Artit për komunitetin, ku edhe do të ofrohen programe vjetore në fushën e artit, kulturës, trashëgimisë kulturore e aktivizmit qytetar.
Objekti gjendet në njërën prej lagjeve më të vjetra të Kryeqytetit dhe është ndërtuar shekullin e kaluar nga atdhetari Shyqri Begu.
Përgjatë viteve është shfrytëzuar për destinime të ndryshme, ku pas Luftës së Dytë Botërore ka qenë burg i Policisë serbe e më vonë klub i boksit, në vitet e 60’ta i shërbeu Entit të Botimeve kurse më vonë u shfrytëzua si objekt banimi. Tash po i kthehet komunitetit!