- 20 Aug 2019
Drejtoria e Arsimit e Komunës në funksion të ngritjes dhe përmirësimit të cilësisë në procesin e mësimdhënies dhe mësim-nxënies, ka filluar përgatitjet për zhvillimin e projekt idesë me më shumë mësues në klasët (III-V), në katër institucione edukativo-arsimore të nivelit fillor, ku përmes këtij projektit synohet ngritja e cilësisë në arsim dhe arritja e rezultateve më të larta.
Andaj, në funksion të zhvillimit dhe jetësimit këtij projektit më datën 19 gusht 2019, u zhvillua takim i radhës, ku të pranishëm ishin përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, profesorë nga Fakulteti i Edukimit, përfaqësues nga organizata joqeveritare, drejtues të shkollave dhe mësimdhënës, të cilët e panë me interes zhvillimin e këtij projektit dhe njëkohësisht ofruan gatishmërinë e tyre për përkrahje dhe mbështetje profesionale, në jetësimin e këtij projektit.
Drejtoria e Arsimit, në koordinim me gjitha institucionet relevante të arsimit të Republikës së Kosovës është duke i realizuar të gjitha përgatitjet e duhura, në mënyrë që implementimi i këtij projektit të gjen zbatueshmëri të duhur në kohën e fillimit të zbatimit në terren.