- 17 Sep 2019
Drejtoria e Bujqësisë së Komunës së Prishtinës në kuadër të mbështetjes së fermerëve për vitin 2019 në vazhdën e projekteve të shumta përkrahëse me datën 16.09.2019 ka bërë shpërndarjen e 110 makinave mjelëse dhe 220 bidonëve për fermerët blegtorë të Komunës sonë.
Në këtë event të përkrahjes së fermerëve prezent në shpërndarjen e pajisjeve morën pjesë Nënkryetari i Komunës së Prishtinës z. Selim Pacolli dhe Drejtori i Bujqësisë z. Shkumbin Gashi ku me këtë rast nënkryetari Pacolli u premtoi fermerëve që përkrahja për bujqit do te rritet ne vazhdimësi sipas kërkesave të fermerëve si në sektorin e blegtorisë po ashtu dhe sektorët e tjerë dhe do të ketë rritje të buxhetit për Drejtorinë e Bujqësisë në mënyrë që të plotësohen nevojat dhe kërkesat e fermerëve.