- 24 Sep 2019
Sot shënuam Nisjen Zyrtare të projektit për përgatitjen e Planit të Veprimit të Qytetit të Gjelbër për Prishtinën, iniciativë e mbështetur nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe financuar nga Ministria Federale Republikës Austriake për Financa.
Qyteti ynë ka shprehur gadishmërinë për të ndërmarrë një qasje sistematike në adresimin dhe trajtimin e sfidave mjedisore urbane duke marrë pjesë në Kornizën e Qyteteve të Gjelbërta të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
Si pjesë e kësaj Kornize, Komuna e Prishtinës do të zhvillojë një Plan Veprimi për Qytet të Gjelbër (PVQGJ), i cili mbulon një fushë të gjerë të sfidave mjedisore urbane.
Ky plan synon të udhëheqë Qytetin tonë për të identifikuar, renditur sipas rëndësisë dhe për të adresuar dhe trajtuar sfidat më emergjente mjedisore dhe për të krijuar një vizion për të ardhmen e gjelbër të Qytetit.
Qyteti i Prishtinës do të zhvillojë PVQGJ-në e tij gjatë 16 muajve të ardhshëm, të ndihmuar nga kompania konsulente Mott MacDonald Limited, nga Mbretëria e Bashkuar, e mbështetur nga një numër i konsulentëve vendorë dhe ndërkombëtarë.