- 04 Oct 2019
Investojmë në edukimin e hershëm të fëmijëve tanë, që të kemi fëmijë të lumtur dhe shoqëri të shëndoshë në të ardhmen!
Sot e hapëm çerdhen e re “Ketrushët” me bazë në komunitet për 80 fëmijë të lagjes Tophane në Prishtinë.
Investimi më i madh që e bëjmë si shoqëri, është pikërisht investimi në edukimin e hershëm, në mënyrë që fëmijëve tanë të iu sigurojmë një të ardhme më të mirë.
Kjo është çerdhja e 15-të në Kryeqytet dhe shumë shpejt do të i hapim edhe çerdhet e radhës, në lagjen Kalabri dhe çerdhen e rindërtuar “Yllkat”, duke vazhduar kështu deri sa të arrijmë që të ofrojmë hapësirë për të gjithë fëmijët e Kryeqytetit.
Qëllimi ynë kryesor është çerdhja me kosto të përballueshme për të gjithë prindërit, e veçanërisht për nanat vetëushqyese, në mënyrë që të iu ofrojmë mundësitë e barabarta në edukimin e fëmijëve të tyre.
Sikur edhe çerdhet tjera me bazë në komunitet, edhe kjo, do të udhëhiqet nga vetë komuniteti i prindërve.
Bashkë krijojmë mundësi më të mëdha për të ardhmen e fëmijëve të Prishtinës.