Njoftim

- 24 Oct 2019

Gjatë ditës së mërkurë, Drejtoria e Arsimit ka pranuar informatën nga drejtori i shkollës “Dardania, se në shkollën e tyre gjatë shpërndarjes së kifleve, kanë evidentuar kifle me afat të skaduar dhe kiflet janë tërhequr nga shpërndarja.

Drejtoria e Arsimit e ka kontaktuar operatorin ekonomik “Premium Bakery” për të marrë informata të sakta lidhur më rastin. Në përgjigjen e tyre thuhet se gabimi ka qenë I natyrës teknike në ambalazhim, ku është shënuar data e muajit shtator.