Diskutim publik për fillimin e procesit të hartimit të Profilit të Komunës së Prishtinës

- 04 Nov 2019

Në kuadër të procesit të hartimit të PLANIT ZHVILLIMOR KOMUNAL TË PRISHTINËS, ftoheni të merrni pjesë në disktutimin publik mbi fillimin e procesit të hartimit të PROFILIT KOMUNAL.

Komuna e Prishtinës, Drejtoria për Planifikim Strategjik dhe Zhvillim të Qëndrueshëm së bashku me të gjitha drejtoritë dhe institucionet tjera komunale, në partneritet me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë dhe nën përkrahjen e kompanisë "INSI"-Instituti për Shkencë dhe Teknologji, Prishtinë, kanë filluar punën për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal të Prishtinës. Ky është një dokument shumë i rëndësishëm për komunën e Prishtinës dhe kryeqytetin e Republikës së Kosovës andaj ftohen të gjithë qytetarët, përfaqësuesit e shoqërisë civile, institucionet e nivelit qendrorë dhe lokal në ketë prezantim dhe diskutim publik për Profilin e Komunës ku do prezantohet vetëm dokumenti fillestar i cili përmban informata digjitale dhe narrative që prezantojnë gjendjen aktuale komunale. Në ketë prezantim të parë publik do prezantohet korniza ligjore dhe procesi për të cilat edhe mund të diskutohet.


Takimi ka për qëllim informimin e publikut, por edhe të diskutohet mbi çka përmban një Plan Zhvillimor Komunal dhe si do kyçen aktorët në proces.


Ky Plan përfshinë të gjithë territorin e Komunës së Prishtinës, zonën urbane apo qytetin e Prishtinës, por edhe të gjitha zonat rurale.


Takimi mbahet në sallën e kuvendit komunal të Prishtinës (ndërtesa e vjetër), me dt. 12.11.2019 në ora 10:00.


Për informata shtesë, mund të lajmëroheni në Drejtorinë e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm. Numri kontaktues: 038/242-821 apo përmes e-mail adresës : planifikimi.pr@rks-gov.net
Me respekt: Komuna e Prishtinës, MMPH dhe "INSI"

 

Diskutim publik për fillimin e procesit të hartimit të Profilit të Komunës së Prishtinës