Njoftim për qytetarë për prezantimin e Planit rregullues të hollësishëm për zonën te fakulteti teknik

- 05 Nov 2019

Në mbështetje të nenit 18 të Udhëzimit administrativ nr.0612018, për standardet minimale të konsultimit publik në komuna, nenit 13 të Udhëzimit administrativ, nr. 0412018, për transparencë në komuna, Komuna e Prishtinës dhe Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, shpall këtë njoftim:
Njoftohet i gjithë publiku se Universiteti I Prishtinës, përkatësisht Katedra e Planifikimit dhe Urbanizmit në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës janë në procedurë të hartimit të Planit Rregullues të Hollësishëm për “ZONËN TE FAKULTETI TEKNIK, NË LAGJEN BREGU I DIELLIT’. Në mënyrë që ky dokument të jetë i zbatueshëm, i qëndrueshëm, gjithëpërfshirës dhe transparent, do të organizohet një prezantim i këtij dokumenti.
Prezantimi do të bëhet nga hartuesit e planit, përkatësisht nga Universitetiti i Prishtinës me dt. 11.11.2019 në orën 18:00 në Sallën e Modelariumit në Fakultetin e Arkitekturës, Prishtinë.

Ju mirëpresim.

 

Njoftim për qytetarë për prezantimin e Planit rregullues të hollësishëm për zonën te fakulteti teknik