- 06 Nov 2019
Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me KfW dhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), sot prezentuan rezultatet e studimit të parafizibilitetit për projektin e Ngrohjes Qendrore Solare në Kryeqytet - “Solar 4 Kosovo / Big Solar Pristine’’.
Ky projekt do të mundësojë rritjen e kapaciteteve të ndërmarrjes Termokos për të zgjeruar rrjetin e ngrohjes qendrore edhe në lagjet me banim individual si Tophane, Arbëri e Medrese.
Por është edhe më me rëndësi, që do të zëvendësojë përdorimin e thëngjillit për ngrohje, me energji të ripërtrirshme diellore.
Ky projekt synon që brenda 3-5 viteve të ardhshme ta zgjerojë rrjetin e ngrohjes qendrore në Prishtinë, përtej projektit të kogjenerimit, e që po bëhet edhe në Kalabri Mat e Qendër.
Projekti do të financohet potencialisht nga KfW, BERZH, grante të donatorëeve e financim të Komunës së Prishtinës.
Përndryshe, projekti “Solar 4 Kosovo / Big Solar Pristine’’ do të jetë ndër tri projektet më të mëdha të këtij lloji në Evropë.