- 08 Nov 2019
150 është numri i hyrjeve të banesave kolektive, në të cilat me sukses u implementua projekti dhe investimet në mirëmbajtjen dhe administrimin e tyre.
Kryetari Shpend Ahmeti sot vizitoi punët e renovimit të këtyre hyrjeve nga ana e Ndërmarrja Publike Banesore SH.A. Prishtinë (NPB).
Me implementimin e këtij projekti, administrimi i hyrjeve nga NPB është më i sigurtë dhe ka më shumë rregull e pastërti.
Prandaj, ftojmë të gjithë banorët e objekteve të vjetra shumë-banesore në Kryeqytet, që të bëhen pjesë e projektit për renovim dhe mirëmbajtje duke drejtuar kërkesën e tyre në Ndërmarrjen Publike Banesore.