- 11 Nov 2019
Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me WWF dhe partnerë të tjerë është duke e implementuar shenjëzimin e dy shtigjeve edukative në Parkun Gërmia.
Tre kioska dhe tridhjetë tabela me informacione mbi florën dhe faunën në peizazhin e mbrojtur të Gërmisë do të jenë një arsye më shumë, kryesisht për fëmijët për të vizituar Gërminë dhe për të përjetuar bukuritë mahnitëse të parkut.
Në të njejtën kohë do të mund të mësojnë edhe shumë të dhëna mbi parkun, të gjitha të përshtatura me kurrikulën aktuale arsimore.
Shtegu i breshkës për ‘dembelët’ prej afërsisht 4 kilometrave dhe ai i arinjëve për më guximtarët prej 8.8 kilometrave e bëjnë shëtitjen në Gërmi edhe më të këndshme.