- 12 Nov 2019
Universiteti i Prishtinës e ka hartuar Planin e Hollësishëm për hapësirën pranë Fakultetit Teknik, ku propozohet zgjërimi i objekteve të Universitetit në këtë zonë.
Duke qenë që kjo është një pjesë e rëndësishme e Prishtinës dhe në mënyrë që të ketë gjithëperfshirje edhe të qytetarëve në këtë proces që nga fillimi, është organizuar diskutimi publik në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës.
Falenderojmë të gjithë ata që ishin pjesë e këtij diskutimi dhe kontribuan me propozime dhe komente konstruktive.
Ky version është propozimi i Katedrës së Planifikimit në Fakultetin e Arkitekturës, i cili do të vazhdojë të diskutohet me të gjitha grupet e interesit, derisa të e merr formën përfundimtare.