- 27 Nov 2019
Kuvendi Komunal i Prishtinës votoi në mënyrë unanime ndarjen e 50 mijë eurove për ndihmë nga pasojat e tërmetit në Shqipëri.
Po ashtu, ekipet tona të inxhinierëve nga Komuna dhe Ndërmarrja Publike Banesore do t'i bashkangjiten ekipeve të inxhinierëve të ndërtimtarisë nga Kosova e Shqipëria për të ndihmuar në vlerësimin e dëmeve në ndërtesa kolektive e në shkolla, në Durrës e rrethinë.
Falenderojmë të gjithë asambleistët për gatishmërinë për të ndihmuar edhe më tutje sipas nevojës.