- 05 Dec 2019
Gjoba nuk është qëllim në vete, por mjet për të ndikuar në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve që të punojnë sipas ligjeve dhe rregulloreve në fuqi. Qindra të tilla janë shqiptuar sivjet nga Drejtoria e Inspekcionit, sipas rasteve që janë hasur në terren.
134,026.31 euro është vlera e përgjithshme e të hyrave të Komunës nga 770 gjoba që janë paguar deri në fund të nëntorit. Kësisoj, parashikimi i të hyrave nga ky sektor për buxhetin e këtij viti, është tejkaluar 34%.