- 10 Dec 2019
Drejtoria e Arsimit në bashkëpunim me British Council, organizuan “Sfidën e Kodimit 2019” të Programit “Shkollat e Shekullit 21” , ku pjesëmarrës ishin nxënësit finalist në nivel të rajonit të Prishtinës.
Sfida e Kodimit 2019, ka qenë hapur për të gjithë nxënësit e moshës 11 deri 15 vjeç , klasat VI deri në IX.
Për fituesit u ndanë çmimet nga Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar z.Nicholas Abbott, dhe Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë z. Shyqeri Bytyqi, dhe të gjithë nxënësit garues të finales u shpërblyen me mirënjohje.