- 21 Jan 2020
Libri “Katalogu i Dokumenteve Osmane në Arkivin Komunal të Prishtinës” u promovua sot, në 51 vjetorin e themelimit të Arkivit Komunal të Prishtinës.
Në vitin 2017, një delegacion i Komunës së Prishtinës i kryesuar nga nënkryetari Muhedin Nushi, ka zhvilluar një vizitë në Arkivin e Perandorisë Osmane në Stamboll dhe ka arritur të tërhjekë mijëra dokumente,në formë digjitale, të dokumenteve të kohës së administratës së Perandorisë Osmane, për dhe nga Komuna e Prishtinës.
Sot, këto dokumente janë të përkthyera dhe listuara në një libër dhe paraqesin një thesar të madh kulturor e shoqëror, por edhe një potencial të burimeve historike për studiuesit e hulumtuesit e kësaj periudhe historike.
Një falenderim i madh për të gjithë që kontribuan në realizimin e këtij libri, veçanërisht për përkthyesit Besir Neziri, Mead Osmani dhe Agron Islami për recezurën.
Poashtu, falemnderojmë edhe Arkivin e Perandorisë Osmane në Stamboll dhe Agjencinë e Arkivave të Kosovës për bashkëpunimin.