- 27 Jan 2020
Në mbështetje të nenit 20 të Ligjit mbi Planifikimin Hapësinor nr. Ligji Nr. 04/L-174 dhe Udhëzimit Administrativ nr.05/2014 për zbatimin e Ligjit për planifikim hapësinor për përgjegjësitë e autoriteteve të planifikimit hapësinor si dhe parimet dhe procedurat për pjesëmarrjen e publikut në planifikim hapësinor, nr. protokollit 1889/14, Komuna e Prishtinës, shpall këtë njoftim:
Njoftohet i gjithë publiku se Kuvendi i Komunës së Prishtinës, në mbledhjen e mbajtur me datën 27.12.2019, votoi pro propozim - vendimit për lënien në dispozicion për diskutim publik të Projektplanit të Hollesishem Rregullues për Zonën te Fakulteti Teknik, në lagjen “Bregu I Diellit “ dhe njëkohësisht ka marrë Vendim nr.01-350/05-315010/19 që ky Plan të I lihet në dispozicion publikut për shqyrtim dhe komente.
Ky Projekt – plan do të ekspozohet në hollin e objektit të Komunës së Prishtinës, rruga UÇK - 2 (objekti i vjetër i Komunës), kati 2, në kohëzgjatje prej 30 ditësh duke filluar prej datës 04.02.2020, çdo ditë pune prej orës 09:00–16:00.
Organizmin e shqyrtimit publik të këtij Projekt-Plani e bën Drejtoria e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm të Komunës së Prishtinës, me ç’rast do të evidentohen përmbledhjet e propozimeve, komenteve dhe kundërshtimeve të bëra gjatë shqyrtimit publik, në mënyrë që të njëjtat të shqyrtohen para miratimit përfundimtar të këtij Projekt-plani nga Kuvendi i Komunës së Prishtinës.