- 28 Jan 2020
Kuvendi Komunal i Prishtinës me kërkesë të asambleistëve të disa subjekteve politike mbajti mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar lidhur me çështjen e ndërtimeve në Liqenin e Badovcit.
Pas nje diskutimi gjithëpërfshirës, në fund të seancës asambleistët kanë votuar vendimin për pezullimin e Planit Zhvillimor Komunal për zonën një, dy dhe tre deri në nxjerrjen e dokumenteve tjera të planifikimit, dhe miratuan edhe dy rekomandime, për anulim të kushteve të ndërtimit dhe për nisjen e procedurave që pjesë të Liqenit të bëhen pjesë e peisazhit të mbrojtur të Gërmisë.
Edhe pse u konstatua se nuk ka bazë ligjore për këto vendime, asambleistet kanë votuar pro miratimit të tyre në këtë mbledhje të jashtëzakonshme.