- 31 Jan 2020
Sot përuruam projektin “Pikat ushqyese për qentë endacak” duke u bërë Komuna e parë në Kosovë e rajon për aplikimin e pratikave humane dhe ligjore në favor të respektimit të mirëqenies së qenëve endacakë.
Projekti ka filluar me 5 pika/stacione pilotuese të “pikave ushqyese” për qentë endacak, së bashku me njerëz të vullnetit të mirë (Poppins) dhe që kanë ndihmuar që ky problem të zgjidhet sistematikisht në mënyrë institucionale.
Pikat ushqyese në këtë fazë gjenden në 5 lokacione në qytet: Mati 1, Rruga C, Termokos/Termokiss, Bërnicë e Epërme dhe Stacioni i Autobusëve.
Në ndërkohë, jemi në proces për të ndërtuar qendrën për trajtim të përkohshëm të qenëve endacakë ku do të ofrohen shërbime si sterelizimi, kastrimi, vaksinmi kundër tërbimit, në mënyrë që edhe shëndeti publik të jëtë më i sigurt në Komunen tonë.