- 13 Feb 2020
Kryetari Shpend Ahmeti bashkë me drejtorin për urbanizëm Ardian Olluri priti në takim delegacionin nga Divizioni i Energjisë e Mobilitetit në KfW, përfaqësuar nga Z. Simon Martz, Vincent Hering dhe z. Ralf Kynast.
Pas finalizimit të studimit të parafizibilitetit për projektin e integrimit të energjise solare në sistemin e ngrohjes qendrore në Prishtine, delegacioni do të realizojë vlerësimin e projektit dhe hartimin e raportit që do të mundësojnë vendimin për vazhdimin e fazave të tjera të projektit.
Në takim u diskutua për elementet kyçe të projektit, zgjërimi i rrjetit të ngrohjes duke shfrytëzuar kapacitetet e reja nga energjia solare , ndërlidhjen e këtij projekti me projektet aktuale në Termokos, si dhe ato të planifikuara në të ardhmen, dyfishimi i kapacitetit të kogjenerimit.