Lejet e ndërtimit duhet të respektohen

- 24 Feb 2020

Lejet e ndërtimit duhet të respektohen!

Drejtoria e Inspekcionit, Sektori i Ndërtimit, ka evidentuar tejkalime të lejeve ndërtimore në dy raste të ngjashme në rr. "Musa Tolaj".

Me kohë janë ndërmarrë të gjitha veprimet nga ana e inspektorëve përgjegjës, që nga vendimet e ndërprerjes e deri tek vendimet e rrënimit, vendime këto që nuk janë respektuar nga palët.

Kësisoj, sot kemi filluar me rrënimin e pjesëve të ndërtuara pa leje, në të dyja rastet në të njëjtën kohë.

Ju bëjmë thirrje të gjithë investitorëve që të respektojnë në tërësi lejet ndërtimore, sepse në të kundërtën, rrënimi është i pashmangshëm!